LAJME / E Diel 9 Nëntor 2025, 23:11

“Belinda Balluku duhet të arrestohet”/ Ish-kandidati reagon me tone të ashpra: Ka ...

Ish-kandidati i Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, i ftuar në një studio televizive tha sot se zv/kryeministrja Belinda Balluku duhet të arrestohet, duhet të ishte në burg për korrupsionin që ka bërë me tenderin e Llogarasë për të cilin është marrë e pandehur, por edhe për aferat e tjera si ajo e 2 tigrave me energjinë elektrike.

Teksa bëhej analiza e zgjedhjeve lokale të pjesshme në 5 bashki në vend, ish-kandidati për deputet në zgjedhjet e 11 majit, vuri në dukje se opozita duhet të kishte përfituar nga gjendja katastrofike ku ndodhet qeveria dhe të kishte dalë me kandidatët e saj. Ai vuri theksin tek aferat e zv/kryeministres.

“Balluku duhet të ishte në burg prej kohësh, ka vjedhur miliona euro me tunelin, miliona euro me 2 tigrat, e kuptoni sa para kanë futur në xhep këta. Unë e kam denoncuar dhjetëra herë për tenderat abuzivë. Por si mund të mos përfitojmë ne nga kjo situatë. Ka një mosreagim të çuditshëm sot, mund të ishin bërë rrugë, spitale e shkolla me ato lekë, si të mos ketë reagim”, tha ai.

Hoxha shtoi se qeverisja e mazhorancës po shkon drejt fundit dhe për çështje javësh mund të rrëzohet.

“Koha e Rilindjes ka marrë fund dhe them se Rama mund të mos e hajë gjelin e Krishtlindjeve. Qeveria do bjerë se është e dënuar që të bjerë. Kudo që ta prekësh këtë qeveri, vjen era korrupsion”, tha politikani i opozitës.

Por Hoxha ritheksoi se ministrja Balluku duhet të arrestohet për aferat dhe mbështeti SPAK në hetimet e tij.

“Ministrja Balluku duhet arrestuar, e ka vendin në burg dhe unë mbështes SPAK-un në hetimet e tij dhe që të veprojë. Kemi sot një qeveri të Sorrosit. Këtu vidhet me ligj”, tha ai mes të tjerash, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE