LAJME / E Martë 2 Shtator 2025, 19:07

Bëj vetëm mirë në jetë”! Gjyshërit me grada, babai sakrifica për ta rritur...Jeta përtej uniformës e policit hero që shpëtoi 4 persona

I rritur në një familje të thjeshtë mallakastriote, mes sakrificave të prindërve për t’i ofruar një jetë më mirë, Klajdi Mustaj, diti të marrë më të mirën.


Rrethuar nga dashuria e gjyshërve, nuk zhgënjeu. Gjyshi nga babai me gradën kapiten i parë në prapavijën e Ministrisë së Brendshme. Gjyshi nga nëna gjeneral. Të dy i kishin mësuar të bëjë vetëm mirë në jetë.

Kur nevoja e deshi, Klajdi Mustaj, sot 26-vjeçar, e vuri në zbatim.


Nuk ishte rastësisht, është edukuar në një me një frymë të tillë që të bëjë vetëm të mirë në jetë”, tregon babai i tij, Meçan Mustaj.
Ishte 8 gusht kur Qafa e Koshovicës në Fier një automjet i aksidentuar rrezikonte të shpërthente në flakë. Ndërhyri menjëherë, dhe i mori në krah 4 të lënduarit për t’i nxjerrë në anën tjetër të rrugës.

“Na ka bërë krenar, jo mua si baba dhe motrat e tij dhe nënën e tij, por gjithë krahinën e Mallakastrës” rrëfen zoti Mustaj.
Ky gjest heroik, nuk mund të mos i jepte ndjenjën më të madhe të krenarisë, babait të tij. Meçan Mustaj, 58-vjeç e mori vësh kështu lajmin për të birin:


“Kemi një restorant që e kemi marrë me qira në Zvrnecë dhe atje e morëm vesh nëpërmjet telefonave. E kujtoj atë moment dhe jam shumë, çfarë të them, i tensionuar, se edhe mund të kishte humbur jetën edhe djali im atje që u hodh në mes flakëve, që vuajti për të shpëtuar”, kujton Babai i Klajdi Mustaj.
Ky akt nuk duket të jetë aspak një rastësi. Edukimi ndër breza dhe orientimet që familja i dhanë kur veshi uniformën blu shkurtin e vitit 2024, duket se vulosën këtë virtyt të tijin, për të shpëtuar njerëzit. “Për jetën e qytetarit mos të vënë as jetën e tyre para se për jetën e qytetarit kanë marrë atë uniformë”, e këshillonte ai.

Akti heroik i policit Klajdi Mustaj u vlerësua nga Kryeministri Edi Rama, i cili e dekoroi me të gjithë heronjtë e verës, të cilët luftuan kundër zjarreve. Ai mori nga Policia e Shtetit një bursë falas për në Akademinë e Policisë në Turqi.


E megjithatë, një gjest i tillë në një kohë kur shoqëria po bëhet gjithnjë e më shumë indiferente, meriton edhe një tjetër titull. 26-vjeçarit iu akordua nga shoqata atdhetare kulturore “Mallakastra”, titulli “Krenaria e Mallakastrës”. 

“Këto elementë të shkëlqyer, të cilat ka ardhur koha që duhet t’i gjallërojmë, duhet të dimë t’i promovojmë ashtu siç duhet edhe duhet të dimë t’u japim vendin dhe rolin e duhur në jetën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve”, tha avokati Idajet Beiqiri.
“Ky nuk është një vlerësim domethënës për mua, por është një nder i jashtëzakonshëm jo vetëm si nder personal, por si një simbol i lidhjes së fortë mes vendit tim të Mallakastrës”, shprehet vetë efektivi Klajdi Mustaj.
Aktin e Klajdit e vlerësoi sërish kryepolici Ilir Proda.

“Ajo që Klajdi bëri dhe që ne e pamë në sytë e një kamera amatore ishte një veprim i cili nuk mësohet në asnjë trajnim në botë. Ai është një veprim hyjnor që vjen së brendshmi”, theksoi Proda, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE