
Një lajm i mirë vjen sot për Shqipërinë nga Bashkimi Evropian, i cili ka miratuar një paketë financiare prej 100 milionë eurosh në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Sipas njoftimit të bërë nga Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë, fondet do të përdoren për të mbështetur reformat kryesore që lidhen me procesin e integrimit evropian, si dhe për të përmirësuar infrastrukturën kombëtare dhe zhvillimin ekonomik.
Ky financim synon të ndihmojë Shqipërinë në forcimin e institucioneve, rritjen e kapaciteteve administrative dhe ekonomike, si dhe përgatitjen për anëtarësimin në BE.
Një pjesë e fondeve do të shkojë edhe për investime në energji, digjitalizim dhe zhvillim të qëndrueshëm, fusha kyçe që konsiderohen prioritare në procesin e afrimit me standardet e Bashkimit Evropian.
Ky është një sinjal i fortë besimi nga Brukseli ndaj Tiranës, që tregon mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për rrugën evropiane të Shqipërisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
