LAJME / E Hënë 29 Dhjetor 2025, 11:11

Azili i pleqve përfshihet nga flakët, humbin jetën 16 persona

Gjashtëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri që përfshiu një shtëpi të moshuarish në qytetin Manado, në ishullin indonezian të Sulawesit. Lajmi u bë i ditur nga një përfaqësues i shërbimeve të emergjencës, Jimmy Rotinsulu.

Sipas tij, shumica e trupave të viktimave janë gjetur brenda dhomave të tyre, çka tregon se të moshuarit po pushonin mbrëmjen e së dielës, në momentin kur shpërtheu zjarri.

Autoritetet arritën të evakuojnë 12 persona, të cilët fatmirësisht nuk pësuan lëndime dhe u dërguan për kontroll në një spital lokal.

Pamjet e transmetuara nga televizioni lokal Metro TV treguan flakët që përfshinin tërësisht godinën e shtëpisë së të moshuarve, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende nën hetim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE