
Avokatja mbrojtëse Fehmije Gashi , për FrontOnline ka folur për fazën përfundimtare të procesit gjyqësor në Gjykata Speciale në Hagë, duke theksuar se nuk ka një afat të përcaktuar për shpalljen e vendimit përfundimtar.
Sipas saj, në përmbyllje të gjykimit, gjykata nuk cakton një datë konkrete se sa kohë do të zgjasë deri në marrjen e vendimit, pasi ky është një proces që mbetet tërësisht në kompetencën e trupit gjykues.
“Gjykata Speciale, në përbylljen e gjykimit, nuk cakton datë se sa do të zgjasë deri në marrjen e vendimit. Vendimin e merr gjykata”, ka deklaruar Gashi për FrontOnline.
Ajo ka shtuar se, megjithatë, mbrojtja mbetet optimiste për epilogun e këtij procesi të gjatë gjyqësor.
“Unë shpresoj për vendim lirues”, është shprehur avokatja Gashi, duke lënë të kuptohet pritshmërinë e saj për një përfundim pozitiv për të mbrojturit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
