
Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në “Real Story”, tha se dosja “Partizani” është shumë e lehtë, në krahasim me që e presin ish-kryeministrin Sali Berisha. Ai theksoi s dosja e 21 janarit është gati dhe kjo pjesë ia ka shtuar frikën Sali Berishës.
Ai madje tha se drejtësia pritet të kalojë në “lupë” dhe djalin e tij, Shkëlzen Berishën për shpërthimin në Gërdec dhe vrasjen e Kosta Trebickës.
“Frustrimi i tij nuk është tek kompleksi Partizani këtë e ka lule ai Edhe po të jetë vetëm për këtë, ai do kishte kërkuar gjykim të shkurtuar, por ai ka edhe 23 procese të hapura, që janë nën hetim.
Plaga më e rëndë e tij, që atë e thumbon keq, ka mbaruar si proces edhe ai duhej marrë i pandehur për këtë krim është 21 janari. Ka mbaruar 21 janari, ai është vrasës atje, është urdhërues i vrasjeve, është organizatori i organizatës kriminale që bëri krimin shtetëror të 21 janarit.
Ai frustrimin e ka sepse Fatmir Mediu po e shtyn me punë procedure, por pas tij, e ka radhën Shkëlzen Berisha, që do shkojë dhe ai për vrasje të cilësuar për 25 vetëve dhe pastaj do hetohet për vrasjen e Kosta Trebickës , sepse është urdhëruesi i asaj vrasjeje. Ai ka edhe këtë hall të madh”, tha aido t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
