LAJME / E Martë 16 Qershor 2026, 13:01

Avioni ushtarak amerikan rrëzohet në Kaliforni, humbin jetën tetë persona që ishin në bord

Një avioni bombardues ushtarak B-52 është rrëzuar pak çaste pas ngritjes nga baza ajrore ushtarake Edwards në Kaliforni, në zonën e shkretëtirës Mojave.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën të tetë personat që ndodheshin në bord.

Sipas informacioneve paraprake, avioni u rrëzua menjëherë pas nisjes së fluturimit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi rrethanat e aksidentit.

Ngjarja ndodh pothuajse një vit pas një incidenti tjetër që përfshinte një bombardues B-52.

Në korrik të vitit 2025, piloti i një avioni rajonal pasagjerësh që po fluturonte mbi Dakotën e Veriut kreu një manovër të papritur dhe të fortë devijimi për të shmangur një përplasje të mundshme në ajër me një bombardues ushtarak B-52 që ndodhej në të njëjtën trajektore fluturimi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE