LAJME / E Martë 16 Qershor 2026, 19:07

Aviacionit Civil: Nesër ndalohet fluturimi i të gjithë dronëve në Bulevard, ja çfarë pritet…

Nesër në Tiranë, më 17 qershor do të festohet Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në lidhje me këtë event, Autoriteti i Aviacionit Civil ka njoftuar se do të vendoset një kufizim i përkohshëm i fluturimeve mbi zonën e Pallatit të Kongreseve.

Sipas njoftimit në fjalë, kufizimi do të jetë nga ora 18:00 deri në orën 21:00 (ora lokale), në një lartësi deri në 120 metra mbi nivelin e detit me nje rreze 150m nga qendra e Pallatit te Kongreseve, zonë e cila përfshinë edhe protestën që mbahet çdo ditë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Ndërsa gjithashtu theksohet se protestuesit duhet të marrin masa për të shmangur planifikimin ose kryerjen e fluturimeve gjatë periudhës së kufizimit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE