LAJME / E Diel 21 Qershor 2026, 00:12

Autokolona nga Kosova vjen për protestë/ Rama e zbulon: Po e bëjnë për

Kryeministri Edi Rama ka komentuar gjatë mbledhjes së grupit parlamentar edhe autokolonat e automjeteve me pjesëmarrës nga diaspora shqiptare, të cilët kanë mbërritur në vend për t’u bërë pjesë e protestës së kësaj të shtune, e cila pritet të zhvillohet në orën 19:00.

Sipas burimeve mediatike nga mbledhja me dyer të mbyllura, kreu i qeverisë ka hedhur dyshime mbi mënyrën se si po paraqitet pjesëmarrja në këto autokolona, duke pretenduar se në shumë prej automjeteve që lëvizin drejt Shqipërisë ndodhen vetëm drejtuesit e mjeteve.

Rama mësohet të ketë deklaruar se i ka mbërritur një video nga pika kufitare e Muriqanit, ku sipas tij shihen automjete në kolonë me vetëm nga një person brenda. Kryeministri e cilësoi këtë si një veprim të organizuar për të krijuar ndikim në media dhe për të marrë sa më shumë vëmendje në rrjetet sociale.

“Më vjen një video ku në Muriqan po kalojnë autokolona me makina që kanë brenda vetëm shoferin. Është e paguar, e bëjnë për viralitet”, mësohet të ketë thënë Rama gjatë diskutimit me deputetët e shumicës.

Deklarata e kryeministrit vjen në një moment kur në Tiranë po shtohen lëvizjet e protestuesve, ndërsa protesta e sotme konsiderohet një nga tubimet më të rëndësishme të organizuara gjatë javëve të fundit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE