LAJME / E Diel 31 Maj 2026, 15:03

Autobusi del nga rruga, përplaset dhe mer flakë - 8 të vrarë mes tyre një fëmijë dhe shumë të plagosus. Detaje

Tetë persona, mes tyre edhe një fëmijë i vogël, humbën jetën pasi një autobus doli nga rruga dhe u përfshi nga flakët në perëndim të Turqisë, raportojnë mediat lokale.

Sipas informacioneve të para, autobusi i kompanisë turistike Pamukkale është përplasur me mbrojtësen anësore të autostradës në provincën e Denizlit rreth orës 01:40 sipas kohës lokale, teksa po udhëtonte nga Izmiri drejt Antalias.

Mediat turke bëjnë të ditur se në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin 38 persona. Mes viktimave janë edhe shoferi 50-vjeçar dhe babai i një foshnjeje nëntëmuajshe.

Pas daljes nga rruga, autobusi është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar pasoja tragjike për udhëtarët.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e aksidentit, ndërsa dyshohet se një nga faktorët që mund të ketë ndikuar në ngjarje është trafiku i rënduar në rrugë për shkak të përfundimit të festës fetare të Kurban Bajramit.

Shërbimet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vazhdojnë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE