LAJME / E Martë 17 Shkurt 2026, 21:09

Askush nuk e priste! PS propozon EMRIN e ish-deputetit të PD për postin e bujshëm

Pas ish-kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, duket se edhe ish-deputeti demokrat Selami Xhepa do të jetë një nga anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë.

Raportohet se PS ka futur në rendin e ditës në Kuvend, krahas Zaçajt dhe Xhepës, anëtarë të tjerë që do të votohen janë edhe Jonida Prifti, Matilda Shehu dhe ish-ministri i Financave Ervin Metës.

Sipas Top Channel, deputetët socialistë kanë shprehur mbështetjen edhe për Selami Xhepën dhe Holta Zaçajn.

Ish-deputeti demokrat, Selami Xhepa konsiderohet si një nga personat me karrierë të gjatë akademike dhe institucionale, konsiderohet si një prej emrave më afër opozitës.

Votimi i Zaçajt, Xhepës dhe tre zyrtarëve të tjerë, do të bëhet në seancën e së enjtes në Kuvend. Pas miratimit të kryeministrit Edi Rama, ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE