LAJME / E Enjte 2 Tetor 2025, 15:03

“Asi nën mëngë” i Veliajt del në dritë – zgjedhjet e Tiranës në rrezik?

Veliaj nuk dorëzohet! Pas shkarkimit, lëviz në Gjykatën Kushtetuese – a do të bllokojë zgjedhjet e 9 nëntorit?

Erion Veliaj ka kundërshtuar vendimin për shkarkimin e tij nga posti i kryebashkiakut të Tiranës në Gjykatën Kushtetuese, ndërkohë që Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar 9 nëntorin si datën e zgjedhjeve për kryeqytetin.

Por beteja ligjore duket se sapo ka filluar. Gazetarja Mirela Milori paralajmëron se Veliaj mund të ketë një “as nën mëngë”, duke sfiduar edhe dekretin e Presidentit. Sipas saj, ai ka të drejtë t’i drejtohet sërish Kushtetueses për të kërkuar pezullimin e zgjedhjeve.


“Erion Veliaj mund ta bëjë vetë, një forcë politike ose edhe Avokati i Popullit,” – u shpreh Milori, duke lënë të hapur mundësinë e një tjetër surprize ligjore që mund të përmbysë garën për Tiranën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE