LAJME / E Enjte 28 Maj 2026, 21:09

Arrihet marrëveshja SHBA-Iran, pritet vetëm firma e Trump

Negociatorët amerikanë dhe iranianë kanë arritur një marrëveshje paraprake për një memorandum mirëkuptimi 60-ditor, që synon zgjatjen e armëpushimit dhe hapjen e negociatave të reja për programin bërthamor të Iranit, raportojnë zyrtarë amerikanë dhe një burim rajonal i përfshirë në ndërmjetësim.

Sipas burimeve, marrëveshja nuk është ende përfundimtare, pasi kërkon miratimin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, i cili ende nuk ka dhënë “dritën jeshile” finale.

Edhe Teherani nuk e ka konfirmuar zyrtarisht pranimin e saj.

Memorandumi parashikon hapje të negociatave për çështje kyçe si mënyra e trajtimit të uraniumit të pasuruar dhe kufizimet mbi pasurimin bërthamor të Iranit Iran.

Po ashtu, SHBA do të diskutojë lehtësimin e sanksioneve dhe aksesin e fondeve të ngrira, në këmbim të angazhimeve iraniane.

Zyrtarë amerikanë, përfshirë ekipin e zëvendëspresidentit JD Vance dhe sekretarit të shtetit Marco Rubio, thonë se marrëveshja synon thjesht të sjellë palët në tryezë për një fazë 60-ditore negociatash intensive, pa garanci për një marrëveshje finale.

Dokumenti përfshin gjithashtu parime për lëvizjen e lirë të transportit në Ngushticën e Hormuzit dhe rifillimin gradual të qarkullimit tregtar.

Megjithatë, procesi mbetet i brishtë: ndërsa negociatat po finalizoheshin, janë raportuar përplasje të vogla në rajon, duke theksuar tensionet e vazhdueshme mes dy palëve.

Sipas zyrtarëve amerikanë, nëse gjatë negociatave rezulton se Irani nuk është i gatshëm të përmbushë kushtet për programin bërthamor, SHBA nuk përjashton as presionin ekonomik dhe as opsionet ushtarake, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE