
Klan News raporton se Jamarbër Malltezi është arrestuar mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit. Burime paraprake për gazetaren Glidona Daci bëjnë të ditur se dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha është ndaluar me urdhër të SPAK në lidhje me kompleksin Partizani.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po e heton çështjen e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’ për pastrim parash.
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka njoftuar një konferencë për shtyp në orën 21:00./tvklan.al
