LAJME / E Martë 3 Shkurt 2026, 22:10

Arrestohet edhe kandidatja për deputete e Ramës për Tiranën

Kledina Skëndo, punonjëse në Sektorin e Monitorimit të Lejeve Mjedisore pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM), është përfshirë në hetimet e Prokurorisë së Durrësit për skandalin e mbetjeve të rrezikshme të eksportuara nga porti i Durrësit.

Ajo ka marrë masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, si pjesë e një procedimi penal që ka përfshirë disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lidhur me aktivitetin e kompanisë.

Skëndo ka qenë gjithashtu kandidate për deputete e Partisë Socialiste, e renditur e 34-ta në listën e Tiranës gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE