LAJME / E Martë 24 Mars 2026, 00:12

Arjan Curri zbulon KANDIDATURËN e PD-së për zgjedhjet e 2027-tës: Florian Binaj nuk ka më shanse (EMRI)

Mbrëmjen e kësaj të hëne në studion e “Top Story” me Grida Dumën është diskutuar lidhur me ndryshimet e bëra të shtunën e kaluar brenda Partisë Socialiste.

Gjatë komentimit të ngjarjeve të fundit, analisti Arjan Curri u ndal edhe te ajo që po flitet brenda korridoreve të së djathtëve, duke zbuluar se aktori Florian Binaj nuk është më i preferuari i demokratëve dhe i ish-kryeministrit Sali Berisha për zgjedhjet e Bashkisë së Tiranës.

Sipas Currit, personi me të cilin e djathta shqiptare pritet të dalë në zgjedhjet e ardhshme do të jetë pikërisht doktor Ilir Alimahmeti, një emër i dashur brenda bluve

“Unë kam informacion që kandidimin nuk do t’ia japin më Florit. Ja kanë premtuar Ilir Alimehmetit, në dijeninë time”, tha fillimisht Curri i pasuar nga Robert Rakipllari:

“Këtë që the tani në fund e ke të saktë”, shtoi drejtori i Top Channel. Dhe në fund ishte Grida Duma, drejtuesia e këtij emisioni ajo e cila u shpreh duke thënë: “Nëse rezulton kështu, do të jetë goditje poshtë brezit”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE