LAJME / E Diel 19 Tetor 2025, 03:03

Altin Dumani nxjerr zbuluar Ulsi Manjën: SPAK nuk ka ndaluar përdorimin e kompjuterit në burg

Një nga debatet e mëdha që është zhvilluar kohët e fundit me të paraburgosur, kryesisht nga radhët e politikanëve, ka qenë ndalimi në burg i përdorimit të laptopit për nevoja pune.

Të burgosurve u jepet akuza në USB, por nuk u lejohet të kenë kompjuter për ta lexuar atë.
Pra, në burg të lënë të shkruash me laps e letër, por jo të shkruash në kompjuter.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, e ka justifikuar këtë me ndalimin nga SPAK në të gjitha komunikimet, sipas ankesave të të burgosurve.

Por kreu i SPAK, Altin Dumani, deklaroi para komisionit pak dite me pare se SPAK nuk e ka ndaluar këtë gjë, madje e këshillon, por është kompetencë e Drejtorisë së Burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Ai foli edhe për nevojën e ndryshimeve ligjore për të lejuar dhe mundësuar përdorimin e kontrolluar të internetit në burgje.

Rregullorja e brendshme e burgjeve nuk e ndalon një gjë të tillë, madje në të specifikohen ae çfarë i lejohet të burgosurit.

Kjo tregon se deri më sot këtë gjë e ka ndaluar Ulsi Manja për llogari të vetën dhe jo SPAK, siç justifikohej ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE