LAJME / E Martë 16 Qershor 2026, 13:01

Alfred Cako: Operacioni për të ‘vr arë’ protestën, si u përdorën sanksionet ndaj kreut të PD si karrem për të vënë nën

Alfred Cako: Operacioni për të ‘vrarë’ protestën, si u përdorën sanksionet ndaj kreut të PD si karrem për të vënë nën kontroll sheshin, ja pakti i fshehtë Rama-Berisha që sakrifikon lëvizjen popullore për të garantuar miliardat e Jared Kushner
Konspiracionisti Alfred Cako shprehet se heqja e sanksioneve amerikane ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha nga SHBA fsheh një lojë të thellë.

Ai ka deklaruar se protestat në vend po përpiqen të neutralizohen përmes një skenari të koordinuar politik, ku sipas tij janë përfshirë si aktorët vendas ashtu edhe faktorë ndërkombëtarë. Ai pretendon se në fazat e para, ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama kanë mbajtur qëndrime të përafërta në raport me investimin në Zvërnec, duke ndikuar edhe në qëndrimin publik ndaj protestuesve.

Cako thotë se kur protesta u masivizua, u tentua që ajo të merrej nën kontroll nga partitë politike dhe të kanalizohej në funksion të tyre, duke ndryshuar natyrën e saj fillestare. “Tani, ‘Non Grata’, pse erdhi? Siç e analizoj unë, në fillim, ditët e para Sali Berisha ishte në një frekuencë deklaratash me Edi Ramën: ‘Investimi do vazhdojë, mbështesim investimin’. Bashkë me ato televizionet e veta dhe me ata sharlatanët që i drejtojnë, dolën kundër protestuesve. Mirëpo nuk menduan që kjo do merrte kaq shumë masivizim.

Dhe kur e panë që nuk ndalej uragani, Sali Berisha tha: ‘Dale të fitojmë nga kjo, të përfshihemi. Një armik po s’e mundëm dot, të bëhemi me të dhe të hyjmë ta marrim ne pushtetin’. Mirëpo kjo lëvizje shqetësoi administratën e Trump-it, e cila nën presionin e Jared Kushner-it dhe sionistëve që duan të kontrollojnë Otranton, i bëjnë presion Trump-it që të qëndrojë mosmbështetës ndaj protestuesve. Në diplomaci shtetet e fuqishme nuk kanë frikë t’i tregojnë anësinë e tyre. Kur Berisha filloi të thoshte ‘të protestojmë’ dhe Partia Demokratike hyri brenda pa simbole, Trump-i u shqetësua dhe tha: ‘Do rrëzohen investimet’.

Prandaj thanë ‘tërheqim Sali Berishën nga kjo nismë’ dhe i kanë ofruar direkt karremin: i kanë thënë ‘ne të heqim Non Grata-n, ti distancohu dhe qëndro në qëndrimin e parë’. Por kjo do ta nxirrte Berishën shumë sharlatan, që brenda një periudhe të shkurtër të ndërronte tre herë qëndrimet. Atëherë këta kanë zgjedhur rrugën që PD-ja, në koordinim me PS-në, të hyjë brenda lëvizjes dhe të marrë në dorë kontrollin. Ose, në qoftë se Edi Rama detyrohet të dorëzohet, atëherë këta përgatiten që kontrollin duke e marrë PD-ja, të rikthehet prapë ajo në pushtet dhe investimet të vazhdojnë”, u shpreh Alfred Cako.

Kujtojmë se Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi në një reagim pë mediat javën e kaluar se Berisha është përjashtuar nga ndalimi për të hyrë në SHBA. DASH thotë se marrja e këtij vendimi i shërben interesit kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjithsesi, DASH nuk përmend në reagim nëse ky vendim prek edhe familjarët e ish-kryeministrit, të cilët po ashtu 5 vite më parë u futën në listën e zezë të SHBA. “Përshëndetje, Zyra e Shtypit e Departamentit të Shtetit.

Departamenti i Shtetit ka miratuar përjashtime (ëaivers) për disa nga shpalljet sipas nenit 7031(c), të vendosura nga administrata e mëparshme, pasi dhënia e këtyre përjashtimeve i shërben një interesi kombëtar bindës dhe të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara”, u shpreh DASH. “Ëaiver” janë përjashtime të posaçme që i jepen një personi për të hyrë në një vend, edhe pse normalisht nuk do të lejohej. Por, në reagimin e DASH nuk sqarohet nëse vendimi për përjashtimin e Berishës nga ndalimi për të hyrë në SHBA është i përkohshëm apo i përhershëm.

Me argumentet se është i korruptuar dhe minues i demokracisë, më 19 maj 2021, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shpallën Sali Berishën “non grata”, së bashku me familjen e tij të ngushtë, bashkëshorten dhe 2 fëmijët, Liri Berishës, Shkëlzen Berishës dhe Argita Berisha Malltezit. Vetë ish Sekretari amerikan Blinken e cilësonte Berishës si të përfshirë në veprime korruptive dhe se ka përdorur pushtetin e tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes. Mësohet se nga ky vendim kanë përfituar po ashtu edhe disa ish zyrtare bullgarë, për të cilët është pezulluar sanksionimin zyrtar nga DASH sipas “Section 7031(c)”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE