LAJME / E Martë 30 Shtator 2025, 13:01

Alarm/ Shqiptarët konsumuan 7300 kg pjeshkë me pesticidin e rrezikshëm, godet zemrën dhe sistemin e frymëmarrjes

Dështimi Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në mbrojtjen e sigurisë ushqimore po i faturohet shëndetit të konsumatorit. Gjatë muajit shtator në vendin tonë është tregtuar pjeshkë e importuar nga Greqia te e cila ka rezultuar niveli i mbetjeve të pesticidit “Phosmet” është mbi normën e lejuar, i cili përbën risk për shëndetin e njeriut.

Ky pesticid mund të shkaktojë rrahje të shpejta ose të parregullta të zemrës dhe ndryshime të tensionit të gjakut. Njëkohësisht shoqërohet me problematika ne sistemin e frymëmarrjes, sistemin nervor dhe atë tretës. Burime zyrtare bëjnë me dije se sasia e pjeshkave të importuara nga Greqia është7324 kg.

Pasi është shitur pothuajse 7300 kg, inspektorët e AKU-t kanë dalë në terren dhe kanë bllokuar vetëm 28 kg pjeshka me pesticidin e rrezikshëm. Teksa siguria ushqimore është në pikën më kritike, AKU refuzon të bëjë transparencë me median dhe konsumatorin duke fshehur emrin e subjektit që importoi produktin që i rrezikoi jetën qytetarëve.

Në mënyre të përsëritur AKU bëhet avokat i subjekteve private dhe nuk i jep përgjigje pyetjes specifike se:

“CILI ËSHTË SUBJEKTI QË FUTI NË VENDIN TONË KËTË PRODUKT,  do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE