
Pasi eshte njoftuar ne oret e para te mengjesit te sotem se AKU ka bllokuar nje sasi te konsiderueshme malli ne pronesi te doktorit popullor, Ylli Merja, i cili eshte gjobitur me 300.000 leke per shkak se tregentonte produkte te pa-gjurmueshem, nje tjeter rast i rrezikshem eshte raportuar nga AKU.
AKU Shkodër ka bllokuar 7.2 ton djathë në një baxho në fshatin Kosmaç, pasi nuk plotësonte kushtet higjeno-sanitare dhe kishte mungesë gjurmueshmërie të produktit.
Pas konstatimit, autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë duke bllokuar sasinë e djathit, si dhe aktivitetin e subjektit.
Aksioni është ndërmarrë nga Drejtoria Rajonale e AKU Shkodër, sektori i ushqimit, dhe vjen pas takimit të zhvilluar nga kryeinspektori Sula dhe drejtoresha e AKU, Gjylameti, të cilët kanë kërkuar rritje të vigjilencës dhe intensifikim të kontrolleve në terren, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
