LAJME / E Premte 11 Shtator 2026, 18:06

Alarm per b*mbe ne avion, detajet e perditesuara

Autoritetet qipriote ngritën alarm mëngjesin e së premtes në aeroportin e Larnakës, pasi morën një kërcënim për vendosjen e një bombe në një avion që po përgatitej të nisej drejt Italisë.

Kompania ajrore evakuoi rreth 190 pasagjerë që kishin hipur në bord dhe shkarkoi bagazhet, ndërsa policia nisi kontrollet për të verifikuar kërcënimin.

Sipas Philenews, kërcënimi për bombë ishte dërguar me faks.

Pas marrjes së informacionit, autoritetet aktivizuan menjëherë protokollet e sigurisë dhe nisën kontrollin e avionit dhe verifikimin e rrethanave të rastit.

Forcat e policisë dhe shërbimet kompetente mbërritën në aeroport dhe nisën hetimet për të përcaktuar nëse kërcënimi ishte real.