LAJME / E Hënë 10 Nëntor 2025, 22:10

Alarm në Përmet: Katër persona të zhdukur, dyshohet maniaku që ndjek viktima të pambrojtura”

ALARMI I KRIMINALISTIKËS/ Në Përmet fshihet një manjak vrasës i cili ndjek dhe josh viktimat. Prej katër vitesh studion njerëz të pambrojtur të gjinisë mashkullore, moshë mbi 50 vjeç dhe me probleme mendore.

Të paaftë edhe fizikisht për tu mbrojtur, ata do kenë rënë pre e manjakut që vepron në atë zonë. Vrasësi mund të jetë njeri i qetë, i rregullt, i kalkuluar i cili ndjek viktimat dhe i josh drejt rrugës së Lëshicës. Ai është vetë një psikopat i rrezikshëm që i urren të sëmurët mendorë e pasi i vret, i gropos diku ose i hedh në ndonjë pus e nuk le asnjë shenjë. Manjaku vjen vërdallë nëpër qytet herë më këmbë e herë me makinë, ndoshta ka histori dhune nga fëmijëria, familja ose kur ka qenë në emigracion.


Katër të humburit nuk kanë lenë asnjë shenjë mbytje në lumë, në përgjithësi nuk dinin not e nuk i afroheshin kurrë lumit.


Për këto 4 ngjarje të rënda gazeta lokale Bashkësia Përmet pyeti dy ekspertë të kriminalistikës në Akademinë e Sigurisë në Tiranë dhe përgjigja e tyre pas fakteve që u paraqitëm ishte e njëjtë: Mundësia më e madhe është që aty në Përmet fshihet manjaku vrasës.
Përgjegjësia është e policisë dhe e prokurorisë së Gjirokastrës që kurrë nuk ngritën një grup hetimor. I bëjmë thirrje komunitetit përmetar të tregohet i kujdesshëm dhe të studiojë me vëmendje çdo të dyshuar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE