
Një tragjedi ka tronditur Spitalin e Artës në Greqi, ku një grua shtatzënë, vetëm 28 vjeç, humbi jetën në mënyrë të papritur pas një alergjie të fortë ndaj një antibiotiku.
Sipas mediave greke, e reja ishte paraqitur në spital me dhimbje barku dhe ndodhej në muajin e parë të shtatzënisë. Ajo ishte nënë e një fëmije tjetër, ndërsa familja e saj është shokuar nga humbja e befasishme.
Fillimisht, pacientja u shtrua për trajtim të mëtejshëm, por gjendja e saj u rëndua me shpejtësi, duke detyruar mjekët ta transferonin menjëherë në Njësinë e Kujdesit Intensiv. Për fat të keq, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, 28-vjeçarja nuk arriti të mbijetonte.
Administrata e spitalit ka hapur një hetim të brendshëm për të zbuluar nëse ka pasur neglizhencë apo vonesa në trajtimin e saj. Ngjarja ka ngjallur zemërim dhe pikëllim të madh në opinionin publik grek, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
