LAJME / E Martë 10 Shkurt 2026, 18:06

Aktorja Anila Bisha padit Këshillin e Ministrave dhe AKSHI-n për ‘Diellën'

Aktorja Anila Bisha ka paditur në Gjykatën Administrative Këshillin e Ministrave, Kompaninë Apel dhe AKSHI-n, dhe kërkon pezullimin e ministres së Prokurimeve Publike, Diella.

Siç edhe Dosja ka raportuar më herët, imazhi i Diellës është një rikrijim në avatar i pamjes së aktores Anila Bisha.

Në padinë e aktores 57-vjeçare kërkohet marrja e masës së sigurimit që mos të përdoret më imazhi i aktores deri në përfundimin e procesit gjyqësor. Kontrata mes Kompanisë Aleat dhe aktores Anila Bisha kishte efekt deri më 31 dhjetor 2025, dhe përfshinte vetëm lejen për përdorimin e imazhit për asistenten virtuale Diella, në e-albania, e jo për ministren Diella.

? Çfarë deklaroi atëhere Anila Bisha për Opinion?

Anila Bisha: Kontratën për një vit e kam. Diella e e-Albania është deri në dhjetor 2025.

Blendi Fevziu: Po nga ana juridike si zgjidhet kjo, mbaroka Diella në dhjetor?

Anila Bisha: Bëhet Diella portreti im, por Diella mund të jetë… do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE