LAJME / E Mërkurë 22 Nëntor 2023, 17:05

Aksidentohet gazetarja Sonila Meço, makina përfundon në...

Gazetarja, Sonila Meço, është përfshirë mesditën e sotme në një aksident.

TemA ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes, ku shihet se makina e gazetares ka përfunduar në trotuar, teksa Meço pret që policia të bëjë verifikimet e saj.

Aksidenti ka ndodhur në zonën “Kodra e Diellit” në Tiranë.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.