LAJME / E Mërkurë 18 Mars 2026, 10:10

Aksident në bypass-in e Lushnjës, makina përplas 43-vjeçarin me biçikletë

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e sotëm në Lushnjë, në zonën e bypass-it të qytetit.

Sipas informacionit paraprak, një automjet tip “Benz” ka përplasur shtetasin Odisa Petro, 43 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka pësuar dëmtime në pjesën e këmbëve dhe është transportuar menjëherë drejt Spitali i Lushnjës.

Burime nga spitali bëjnë me dije se 43-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Nga hetimet e para dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të biçikletës, i cili ka dalë në karrexhatën ku po lëvizte automjeti. Edhe pse drejtuesi i mjetit ka tentuar të frenojë, nuk ka arritur të shmangë përplasjen, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE