LAJME / E Martë 25 Mars 2025, 19:07

Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, tre të plagosur, dy në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Shengjin, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas informacioneve makinat kanë përplasur “kokë më kokë”

 

dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.