LAJME / E Premte 12 Shtator 2025, 11:11

Aksident me vdekje në autostradën Rrogozhinë-Lushnje! Autobusi me targa greke përplas motomjetin, vdes shoferi (EMRI)

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Konjat.

Aksidenti ndodhi rreth orës 05:25 të mëngjesit kur një autobus me targa greke, i linjës Tiranë-Athinë, përplasi një motomjet.
Nga përplasja ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i motomjetit, 72-vjeçari Qemal Krasniqi.
Drejtuesi i autobusit shtetasi Hektor Lakuriqi është arrestuar nga policia deri në sqarimin e rrethanave.

“Lushnjë Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin H. L., 50 vjeç, banues në Lushnjë, pasi mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:30, në aksin rrugor “Rotondo e Çermës-Lushnjë”, duke drejtuar automjetin tip autobus është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Q. K., 72 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi Q. K. Materialet procedurale do i kalojnë Prokurorisë Fier për veprime të mëtejshme”, informuan blutë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE