LAJME / E Hënë 17 Nëntor 2025, 19:07

Aksident i rëndë në vend, makina përplaset me karrocën, ka të plagosur

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier-Seman, në vendin e quajtur Fermë-Çlirim.

Një automjet tip “ Benz” është përplasur me një karrocë, e cila ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës dhe si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i karrocës ka mbetur i lënduar, shkruan A2 CNN.

Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet dhe për të bërë të mundur disiplinimin e trafikut, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE