LAJME / E Hënë 29 Shtator 2025, 11:11

Aksident i rëndë në Kosovë, makina përplaset me autobusin, një i vdekur dhe katër të plagosur

Një aksident i rëndë i ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Suharekë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Aksidenti ka ndodhur kur drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin, duke kaluar në korsinë e kundërt të rrugës dhe është përplasur me një autobus që po vinte nga kahu i kundërt.

Si pasojë e përplasjes, një person ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe katër persona të tjerë, përfshirë drejtuesin e automjetit, kanë pësuar lëndime trupore.

Tre nga të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Prizrenit, ndërsa shoferi i automjetit, i cili ka marrë lëndime të rënda, është transferuar për trajtim të specializuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Sakaq, po punohet për sqarimin e rrethanave, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE