LAJME / E Diel 25 Janar 2026, 17:05

Aksident i rëndë në aksin kombëtar, makinat bëhen copë-copë, 3 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan ku për pasojë 3 persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi në rrugën “Egnatia” ndersa automjeti me drejtues shtetasin E. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. N.

Nga aksidenti u dëmtuan dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri që ndodhej në njërin prej automjeteve. Të tre shtetasit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE