LAJME / E Shtunë 20 Qershor 2026, 22:10

Aksident i rëndë, kamioni “fluturon” nga rruga, i lënduari transportohet me urgjencë në spital

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë pranë fshatit Zallë, ku një automjet me tonazh të rëndë doli nga rruga dhe u përmbys.

Sipas informacioneve paraprake, rimorkioja po lëvizte drejt fabrikës së çimentos kur shoferi humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi disa metra më poshtë rrugës.

Menjëherë pas incidentit, kalimtarë të rastësishëm dhe shërbimi zjarrfikës i Krujës ndërhynë, duke bërë të mundur nxjerrjen e shoferit nga kabina e mjetit.

I plagosuri është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE