
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, pas lajmit se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është thirrur në SPAK si person nën hetim. Në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Shehaj i ka bërë thirrje Ramës të mbajë përgjegjësi politike dhe të japë dorëheqjen.
Shehaj kritikoi qëndrimin e Ramës, i cili për “Deutsche Welle” tha se “drejtësia bën punën e vet”, duke e akuzuar atë se po përpiqet të shmangë përgjegjësinë për korrupsionin në radhët e qeverisë.
“Si, nuk të intereson që po hetohet Belinda Balluku? Ajo është zëvendësja jote! Para saj kërkuan të arrestonin Arben Ahmetajn, që iku në Zvicër. Ndërkohë, Erion Veliajn, krahun tënd të djathtë, e ke në burg për korrupsion. Sa veta duhet të të arrestojnë që të mbash përgjegjësi, Edi Rama? Bëhu burrë, mbaj përgjegjësi dhe jep dorëheqjen!”, – tha Shehaj me tone të forta.
Sipas kreut të Partisë Mundësia, “rasti i Ballukut është vetëm maja e ajsbergut të korrupsionit qeveritar”, dhe tregon, siç u shpreh ai, “rrënimin moral dhe institucional të pushtetit që Rama ka ndërtuar”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
