LAJME / E Hënë 29 Shtator 2025, 00:12

A do të ndodhë takimi i shumëpritur? Egli flet për Xheneta Fetahun

Programi i fundjavës “E Diell” vijon të mbajë të mbërthyer publikun, jo vetëm për shkak të temave të trajtuara, por edhe për dinamikat mes moderatoreve që e drejtojnë. Egli Tako dhe Xheneta Fetahu janë dy prej emrave kryesorë të ekranit këtë sezon, por secila ka rolin e saj në rubrika të ndryshme.


Së fundmi, Egli është pyetur nëse do të pranonte të ishte pjesë e rubrikës “Trotuar”, gjë që do të sillte një ballafaqim të drejtpërdrejtë me Xhenetën. Një skenë e tillë do të ngjallte sigurisht interes maksimal tek publiku, duke qenë se të dyja vajzat janë shpesh të përfolura për marrëdhëniet e tyre me Gjestin, njëra për eksperiencën e saj në “Big Brother Kosova”, e tjetra për atë në “Big Brother Albania”.

E pyetur për këtë mundësi, Egli u tregua e rezervuar, duke e pranuar se një vendim i tillë nuk është i lehtë për t’u marrë. “Këtu duhet ta rimendoj,” tha moderatorja, duke lënë të kuptohet se nuk është e gatshme të japë një përgjigje të menjëhershme.


Edhe pse asnjëra prej tyre nuk ka folur hapur për marrëdhënien me tjetrën, publiku i sheh Egli Tako dhe Xheneta Fetahun si rivale, për shkak të historive të ndërlidhura me Gjestin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE