LAJME / E Enjte 25 Qershor 2026, 13:01

51 mijë paund, kanabis dhe aksesorë luksozë, dënohet çifti shqiptar në Angli/ 29-vjeçarja bën “lëmsh” autoritet me deklaratën

Dy shtetas shqiptarë, çift me njëri-tjetrin, janë dënuar me burg në Mbretërinë e Bashkuar, pasi autoritetet britanike zbuluan në banesën e tyre në Birmingham rreth 9 kilogramë kanabis dhe 51,450 paundë para të fshehura në vende të ndryshme të shtëpisë.

Kristian Lleshi, 35 vjeç, u dënua me dy vjet e dy muaj burgim, ndërsa Xhulijana Trimi, 29 vjeçe, me 18 muaj burgim nga Gjykata e Kurorës në Birmingham.

Të dy kanë pranuar më herët fajësinë për posedim kanabisi me qëllim furnizimin dhe për vepra që lidhen me pastrimin e parave.

Sipas NCA, të cilës i referohet Top Channel, arrestimi i tyre u bë në shtator të vitit të kaluar në një banesë në zonën Shenley Green të Birminghamit, pas një operacioni të Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA).

Gjatë kontrollit, hetuesit gjetën shtatë kilogramë kanabis të paketuar në vakum në papafingo, si dhe dy kilogramë të tjerë në shkallët e ndërtesës.

Në banesë u sekuestruan gjithashtu mbi 51 mijë paundë cash, të fshehura në vende të ndryshme, përfshirë një portofol, çanta, komodina, një enë suplementesh proteinike, dollapë dhe poshtë një shtrati. Autoritetet konfiskuan edhe sende me vlerë të lartë si bizhuteri ari, çanta dore dhe këpucë luksoze.

Gjatë hetimeve, Trimi pretendoi se nuk kishte dijeni për drogën dhe paratë, duke deklaruar se e njihte Lleshin prej vetëm tre muajsh dhe se nuk ishte në një marrëdhënie me të. Ajo tha gjithashtu se sendet luksoze i kishte blerë të përdorura në platforma online si eBay dhe Vinted.

Megjithatë, hetuesit zbuluan prova që kundërshtonin deklarimet e saj. Postime në rrjetet sociale tregonin se çifti kishte qenë në një lidhje të paktën që nga viti 2023, ndërsa faturat e gjetura provonin se disa nga artikujt e sekuestruar ishin blerë drejtpërdrejt me para në dorë në dyqane luksoze.

Operacioni i NCA-së çoi gjithashtu në zbulimin e një ferme kanabisi në Dudley, ku u asgjësuan bimë me vlerë të vlerësuar rreth 78 mijë paundë. Hetimet për këtë rast vazhdojnë.

Sipas komandantit të degës së NCA-së, Saju Sasikumar, pretendimet e Trimit ishin “plotësisht të pabesueshme”, ndërsa hetimet treguan se të dy të dënuarit ishin në dijeni të drogës dhe parave dhe kishin rol aktiv në aktivitetin kriminal, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE