LAJME / E Mërkurë 20 Maj 2026, 17:05

500 mijë euro cash drejt Tiranës, Dogana maqedonase i bën ‘gjëmën’ shoferit shqiptar

Dogana e Maqedonisë së Veriut ka sekuestruar 500 mijë euro të fshehura në një bunker brenda një minibusi në pikën kufitare “Tabanoc”.

Paratë u zbuluan gjatë kontrollit të automjetit që vinte nga Shqipëria. Drejtuesi i minibusit, shtetas shqiptar XH.G., po ndiqet sipas ligjit dhe automjeti është konfiskuar.

“Sektori i Kontrollit dhe Hetimeve, përmes Departamentit të Çështjeve Operacionale, ka parandaluar një përpjekje për transferim të paligjshëm të parave “cash” në shumën prej gjysmë milioni euro, të cilat u zbuluan në një bunker të ndërtuar posaçërisht brenda një minibusi, duke rezultuar në sekuestrimin më të madh deri më sot në historinë e Administratës së Doganave të Republikës së Maqedonisë.

Paratë dhe automjeti janë sekuestruar, ndërsa kryerësi, një shtetas i Republikës së Shqipërisë me inicialet XH.G., i cili drejtonte minibusin, po ndiqet në përputhje me ligjin, për të cilin Gjykata Themelore në Kumanovë ka nxjerrë tashmë aktgjykim.

Përpjekja u zbulua gjatë një operacioni të Departamentit Operativ në hyrje të Pikës Kufitare shtetërore “Tabanoc”, ku u krye një kontroll i detajuar në një mikrobus në pronësi të një agjencie udhëtimesh nga Shqipëria, që po transportonte shtatë pasagjerë”, tha Boban Nikollovski, drejtor i Doganës së Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë zëvendësdrejtori i Doganave, Mustafa Dauti, ka njoftuar se Sektori për Kontroll dhe Hetime, përmes Departamentit për Punë Operative, ka parandaluar një tentim për transfer ilegal të parave të gatshme në vlerë prej rreth gjysmë milioni eurosh, të fshehura në një bunker të ndërtuar posaçërisht në një minibus që po kalonte kufirin mes Serbisë dhe Maqedonsië.

Sipas Dautit, bëhet fjalë për një nga konfiskimet më të mëdha historike.

Ai bëri të ditur se personi me inicialet Xh.G., shtetas i Republikës së Shqipërisë dhe drejtues i minibusit, është ndjekur penalisht dhe tashmë ndaj tij është shqiptuar aktgjykim nga Gjykata Themelore e Kumanovës.

“ Tentimi është zbuluar në një aksion të Departamentit për Punë Operative në hyrje të shtetit, në pikën kufitare Tabanoc, ku është kryer kontroll i detajuar i një minibusi në pronësi të një agjencie turistike nga Shqipëria, me të cilin po transportoheshin shtatë udhëtarë”, thuhet në deklaratë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE