LAJME / E Martë 30 Dhjetor 2025, 10:10

5 ditë pa ujë! Më në fund vlonjatët që në mëngjes zgjohen me lajmin e mirë

Pas pesë ditësh pa ujë të pijshëm, defekti në tubacionin kryesor të furnizimit në Vlorë është riparuar pas mesnate.

Falë ekipeve emergjente të punës, rregullimi i tubit u përfundua rreth orës 04:00 të mëngjesit, moment kur nisi edhe furnizimi i depove të qytetit.

Aktualisht, një pjesë e qytetit të Vlorës po furnizohet me ujë, ndërsa zonat e tjera pritet të marrin furnizim gradualisht gjatë orëve në vijim.

Megjithatë, furnizimi nuk po realizohet me kapacitet të plotë, pasi pajisja e re e montuar po i nënshtrohet fazës së testimit për të garantuar funksionimin e sigurt dhe të qëndrueshëm të sistemit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE