LAJME / E Shtunë 25 Prill 2026, 13:01

35-vjeçari u paraqit me plumb në spitalin e Laçit, mjeku “kyçi” gojën dhe e nisi për te Trauma! ZBARDHET ngjarja: I riu u qëllua, në kërkim 2 persona, e pëson dhe doktori

Është zbardhur sot ngjarja e rëndë e ndodhur dje ku i riu Akil Tahiri u paraqit me plumb në trup te spitali i Traumës, për të cilën janë shpalluar në kërkim 2 persona ndërsa kanë nisur procedimet penale për mjekun roje të spitalit.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se 35-vjeçari ka mbetur i plagosur pas një konflikti të çastit me me shtetasin F. C., alias F. S., i cili ka qëlluar me armë zjarri ndaj të riut.

Pas ngjarjes së ndodhur, të plagosurin e ka dërguar në spitalin e Laçit një 26-vjeçar i cili më pas është zhdukuar menjeherë pa lënë gjurmë. Pas këesaj, mjeku roje i spitalitn mësohet se nuk kallëzoi në Polici plagosjen e të ritu, por vendosi që ta niste të riun direkt për te Spitali i Traumës.

Për rrjedhojë të ngjarjes, Policia ka shpallur në kërkim shtetasit Fation Cobelita alias F. S., 40 vjeç, banues në fshatin Gorre, Kurbin, i cili akuzohet për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” si dhe shtetasin me iniciale R. M., 26 vjeç, banues në të njëjtin fshat i cili akuzohet për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Ndërsa bëhet me dije se është proceduar në gjendje të lirë mjeku roje, shtetasi A. I., 58 vjeç, banues në Kurbin, ndaj të cilët rëndon akuza për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi nuk ka kryer detyrën e tij funksionale.

Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur paraditen e djeshme, në fshatin Gurëz, Kurbin, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 35-vjeçar.

Identifikohet autori dhe shpallet në kërkim.

Gjithashtu, u shpall në kërkim edhe një shtetas tjetër për moskallëzim krimi.

Procedohet penalisht edhe mjeku roje i spitalit, për mosnjoftim të shërbimeve të Policisë.

Në vijim të informacionit të dhënë për ngjarjen e ndodhur më datë 24.04.2026, pas veprimeve të para hetimore, ka rezultuar se:

Shtetasi A. T. është konfliktuar, dyshohet për motive të dobëta, me shtetasin F. C., alias F. S., i cili dyshohet se ka plagosur 35-vjeçarin.

Ndërsa shtetasi R. M., 26 vjeç, ka shoqëruar në spital 35-vjeçarin dhe më pas është larguar, duke braktisur automjetin me të cilin udhëtonte.

Po nga veprimet rezulton se, rreth orës 10:20, në spitalin e Laçit ka mbërritur i plagosur në këmbë me armë zjarri (pistoletë) 35-vjeçari dhe mjeku roje nuk ka njoftuar shërbimet e Policisë, por e ka dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë shpallja në kërkim e shtetasve:

F. C., alias F. S., 40 vjeç, banues në fshatin Gorre, Kurbin, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

R. M., 26 vjeç, banues në të njëjtin fshat, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi A. I., 58 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi nuk ka kryer detyrën e tij funksionale.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshmedo t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE