LAJME / E Shtunë 12 Korrik 2025, 13:01

Krim i rëndë në familje/ Babai vret vajzën e tij teniste 25-vjeçare pas talljeve për…

Një teniste e nivelit nacional është vrarë nga babai i saj në shtëpinë e tyre luksoze në Indi, pasi ai është ngacmuar nga bashkëfshatarët duke i thënë “që jeton nga suksesi i saj”.

Radhika Yadav, 25-vjeçare, është qëlluar me pistoletë teksa po e përgatiste mëngjesin në shtëpinë në afërsi të Delhit, shkruan Daily Mail. Babai i saj, Deepak Yadav gjuajti me pesë plumba në drejtim të tenistes nga arma që e ka me leje. Tre prej plumbave e goditën tenisten në shpinë, sipas policisë.

Incidenti ka lënë shumë njerëz në Indi të tmerruar. Sportistja u dërgua në spital, por mjekët konstatuan vdekjen e saj. Policia ka thënë se Yadav më vonë është rrëfyer për vrasjen. Ka thënë se ishte në depresion, nën presion dhe i turpëruar pasi bashkëfshatarët e tij e tallën për atë që mbështetej në të ardhurat dhe stilin e jetës së Radhikas.

Situata ishte përkeqësuar në javët e fundit. Ai e kishte lutur tenisten që të mbyllte akademinë që kishte hapur. Por ajo nuk pranoi të tërhiqet. Sipas hetuesve, tenistja dhe babai i saj patën një debat të ashpër pak para të shtënave fatale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE