Një truk që mund të jetë shpëtimtar!
Po kalojmë një verë tjetër dhe të gjithë po numërojmë mbrapsht për pushimet… koha që mezi presim!
Megjithatë, nëse po mendoni të shkoni me pushime dhe të lini ushqime në frigorifer, ka një truk që duhet ta bëni patjetër përpara se të largoheni.
Është një truk i thjeshtë, por gjithashtu do t’ju tregojë nëse është e sigurt të hani ushqimin që keni lënë në frigorifer, qoftë në ngrirje apo ftohje.
Për shembull, ndonjëherë kur largoheni, ka ndërprerje të energjisë elektrike të cilat nuk do t’i dimë kurrë.
Megjithatë, në varësi të kohëzgjatjes së këtyre ndërprerjeve, ushqimi i ruajtur në frigorifer mund të dëmtohet nga ngrirje-shkrirja.
Ndaj, pse duhet të lini gjithmonë një monedhë në frigorifer përpara se të shkoni me pushime?
Për të kuptuar nëse këto ushqime janë aq të ngrira sa i keni lënë, përdorni këtë truk të thjeshtë përpara se të dilni nga shtëpia:
Mbushni një filxhan me ujë dhe vendoseni në ngrirje.
Kur të jetë ngrirë, vendosni një monedhë sipër dhe lëreni në frigorifer, raporton noa.al.
Nëse e gjeni monedhën në fund të gotës, kur të ktheheni pas një pushimi të gjatë, duhet ta hidhni menjëherë të gjithë ushqimin.
Do të thotë që frigoriferi ka mbetur pa energji për disa orë, duke bërë që ushqimi juaj të shkrihet dhe të ngrijë përsëri, gjë që prish shumë ushqime.
Nëse monedha është sipër, kjo do të thotë se nuk ka pasur ndërprerje të energjisë dhe ushqimi juaj është po aq i mirë sa kur e keni vendosur për herë të parë në frigorifer.
Nëse monedha është në mes, kjo do të thotë që rryma u ndërpre për një kohë të shkurtër dhe shumica e artikujve tuaj ushqimorë ndoshta janë ende të sigurt për t’u ngrënë. /noa.al