KURIOZITETE / E Diel 13 Nëntor 2022, 20:08

Sjellin fat të keq, mos pranoni dhurata nga këta njerëz!

Siç vërejnë ekspertët, është shumë e rëndësishme të kujdeseni për atë që sillni në shtëpi dhe dhuratat e kujt i pranoni dhe mbani.

Besohet se gjëja më e keqe që mund të sillni në shtëpi është një dhuratë nga një person ziliqar dhe i keq, sepse, sipas besimit, ai shpejt do të sjellë grindje në shtëpi, madje edhe divorc ose sëmundje.

Besohet se nuk duhet të merrni kurrë një dhuratë nga një person ziliqar, sepse energjia negative e dhuruesit transferohet tek objekti, i cili vepron në heshtje, por fuqishëm nga cepi i shtëpisë tuaj.


Nëse ndjeni ndonjë shqetësim kur jepni dhuratën ose ndiheni të çuditshëm sa herë që e shikoni, këshillohet ta hidhni.

Do bënit mirë të mos jepni e merrni dhurata të tilla:

1. Pasqyrë

Histori të ndryshme dhe besime mistike janë të lidhura me pasqyrën. Mendohet që të jetë një dritare në botë e forcave të errëta, plot krijesa të tmerrshme. Një pasqyrë e thyer është një shenjë e keqe sepse do të thotë se e keqja është nga ana tjetër dhe do të vijë në këtë botë.

2. Këpucë

Këpucët janë në një farë mënyre të lidhura çuditërisht me ritualin e varrosjes së të vdekurve. Njerëzit e ndjeshëm mund ta perceptojnë këtë dhuratë si një shenjë jo të mirë dhe njeriu që ia dhuron mund të ofendohet.

3. Peshqir

Ashtu si këpucët, një peshqir konsiderohet një artikull funebër i nevojshëm.

4. Thikë dhe objekte të tjera me majë

Të gjithë këto objekte tërheqin energji negative, ndaj vijnë bashkë me to në shtëpi.

5. Figura në qeramikë dhe zogj të balsamosur

Sipas legjendës, zogu që ulet në shtëpi parashikon vdekjen e dikujt ose një incident të rëndë. Për këtë arsye, edhe zogjtë e bukur nuk janë të dëshirueshëm dhe konsiderohen ogur e keq.

6. Orë

Në botën arabe, një dhuratë e tillë konsiderohet një ftesë për një funeral dhe europianët besojnë se ora do shkaktojë dëme në ‘orën biologjike’. Ndaj, mos i dhuro njerëzve të dashur një orë.

7. Portofoli bosh

Të dhurosh një portofol nuk është e ndaluar. Por duhet të ketë të paktën një kartmonedhë brenda. Ndryshe, portofoli bosh do qëndrojë i tillë për një kohë të gjatë.

Është shumë e vështirë të  mos pranosh dhurata të tilla sepse nuk i refuzon dot, sidomos nëse vijnë nga një person që të do ose e do.

Nëse merr sërish një nga këto dhurata, pranoje me një buzëqeshje dhe mos harro se nuk mund të ketë dhuratë negative nga njerëzit e mirë.