Në cilën anë të shtratit flini? Ja çfarë partneri/je je
Sipas një studimi, bazuar në anën e shtratit ku flini, mund të zbuloni se çfarë lloj partneri jeni.
Në veçanti, studimi që citon sot noa.al zbulon se kush është partneri më i mërzitshëm apo monoton në çift.
A ankohet partneri juaj se jeni gjithmonë nervoz dhe inatçi?
Ndoshta varet nga cila anë e shtratit zgjidhni të flini.
Studimi është amerikan dhe është kryer nga një kompani e kërkimit të tregut në sondazhet online për një kompani që prodhon dyshekë.
Mbi 2 mijë amerikanë morën pjesë në studim dhe u analizuan zakonet e tyre të gjumit.
Sipas rezultateve, njerëzit që flenë në anën e djathtë të krevatit janë më të mërziturit.
Kjo është për shkak të personalitetit të tyre dhe jo sa mirë flenë.
Ndërsa ata që flenë në anën e majtë janë më të shoqërueshëm dhe të qetë.
Duke iu rikthyer njerëzve që flenë në anën e djathtë, sipas rezultateve, ata kanë një personalitet më agresiv dhe do të donin muzikën rock, filmat aksion ose horror dhe të pinë verë.
Për më tepër, 40% e njerëzve e zgjedhin atë sipas mënyrës se si e kanë më të rehatshme të ngrihen.
31% nga ana tjetër respektojnë preferencën e partnerit, 25% zgjedhin anën në të cilën e shohin më mirë televizorin.
Pra, çfarë lloj partneri jeni?