KURIOZITETE / E Enjte 7 Dhjetor 2023, 03:03

Internet më të ngadaltë gjatë festave? Përgjegjëse janë dritat e Krishtlindjeve, zbulohet si ndikojnë në reduktimin e shpejtësisë së WiFi-së

Dritat e Krishtlindjeve duket se janë dekorimi “përgjegjës” që “vret” shpejtësinë e WiFi në shtëpinë apo zyrën tonë.

Si është e mundur kjo? Siç shkruan The Sun , këto drita, të cilat ndezin me ritme të ndryshme, mund të krijojnë fusha elektromagnetike, të cilat më pas ndikojnë në lidhjen me brez të gjerë pa tel.

“Për të reduktuar ndikimin e tij, duhet ta mbani ruterin tuaj sa më larg nga dritat e Krishtlindjeve”, thotë një ekspert.

“Për fat të keq, këto sende lëshojnë rrezatim elektromagnetik që mund të jetë i dëmshëm për Wi-Fi tuaj,” shpjegon ai.

“Disa drita mund të mos kenë shumë efekt, por kur keni qindra prej tyre rreth shtëpisë tuaj, efektet e tyre mund të funksionojnë në mënyrë të shumëfishtë, duke bërë që sinjali juaj Wi-Fi të ndërhyjë dhe përfundimisht madje të ndërpresë lidhjen tuaj .”

“Ky problem njihet si zhurma e përsëritur e impulsit elektrik. Mund të “heqë” sinjalin WiFi ose ta bëjë atë të paqëndrueshëm”, shton ai.