KURIOZITETE / E Hënë 18 Shtator 2023, 20:08

3 momente kyçe ditën e dasmës që janë sinjal divorci

Të gjithë i duam dasmat, për argëtimin, vallëzimin e ushqimin e mirë që ofrojnë. Por për çiftin kjo ditë është moment i veçantë i një jete të tërë sëbashku.

Nëse ndalemi për një minutë dhe vëzhgojmë sjelljen e çiftit do të kuptojmë gjithashtu se deri në çfarë mase do të zgjasë marrëdhënia e tyre. Të paktën kështu thotë fotografja profesioniste e dasmave Shayla Herrington.

Shayla ka arritur të pikasë 3 shenja kryesore në sjelljen e çifteve ditën e dasmës të cilat sipas saj tregojnë qartë nëse lidhja do të zgjasë ose jo.

Shenja e parë lidhet me sasinë e fotove me miqtë e të afërmit. Pra, nëse dhëndri e nusja bëjnë më shumë foto me të tjerët sesa me njëri-tjetrin, diçka nuk po shkon siç duhet.

Së dyti, sjellja e tyre me kamarierët apo miqtë e secilës palë të pranishëm në dasmë. Nëse ka momente injorimi, edhe ky është sinjal për një marrëdhënie afatshkurtër.

Dhe shenja e fundit, por edhe shumë e rëndësishme, është situata e pas dasmës. Mund të ndodhë shpesh që çifti shpenzojnë kohë me miqtë më pas sesa me njëri-tjetrin.

Poshtë videove që Shayla ndan në rrjetet sociale, të shumta janë dhe komentet:

“Ish-burri im nuk më qëndroi pranë ditën e dasmës.”
“Natën e parë pas dasmës, ai doli më vëllain e tij.”
“Ai më poshtëroi, ma hodhi tortën në fytyrë para gjithë dasmorëve.”

Këto e të tjera komente, tregojnë në fakt se dita e dasmës është një element kyç përcaktues për një marrëdhënie të shëndetshme më pas.