
Pas pretendimeve të ngritura gjatë mbrëmjes së djeshme nga Adioni, i cili deklaroi se u godit dhe u lëndua fizikisht me një fshesë nga Mimoza Ahmeti, materiale të reja filmike kanë dalë në dritë për të sqaruar dinamikën e plotë të situatës.
Videot e shpërndara në rrjet tregojnë se veprimi i Ahmetit ka ndodhur në kontekstin e një shakaje dhe nuk është burimi i dëmtimit. Sipas pamjeve, lëndimi në krahun e Adionit është regjistruar disa orë përpara këtij momenti.
Gjatë zhvillimit të njërës prej sfidave të programit, ai është rrëzuar teksa vraponte, duke shkaktuar kështu dëmtimin fizik në fjalë.
Zbardhja e kësaj kronologjie ka sjellë reagime të menjëhershme nga ndjekësit e formatit në platformat sociale.
Kjo mospërputhje mes deklaratës së konkurrentit dhe pamjeve filmike ka bërë që audienca të ngrejë pikëpyetje mbi vërtetësinë e tij, duke e kritikuar për deklarata të rreme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
