
Ana Ejupi dhe Kevin Edmond po bëhen prindër për herë të parë, ndërsa tashmë çifti ka zbuluar edhe gjininë e foshnjës që po presin.
Dy ish-banorët e “Big Brother VIP Kosova 3”, historia e dashurisë së të cilëve nisi pikërisht gjatë eksperiencës në reality show, kanë bërë të ditur se janë në pritje të një vajze.
Lajmin e kanë ndarë përmes një videoje të përbashkët në rrjetet sociale, të realizuar gjatë pushimeve të tyre në jug. Në pamje, Ana shfaq një palë këpucë të vogla rozë, duke zbuluar kështu se së shpejti familjes së tyre do t’i bashkohet një vajzë.
“Çfarë bekimi”, kanë shkruar ata krahas videos, ndërsa publikimi është shoqëruar me urime të shumta nga ndjekësit e çiftit.
Zbulimi i gjinisë vjen vetëm pak javë pasi Ana dhe Kevin konfirmuan publikisht se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Historia e tyre nisi përpara kamerave të “Big Brother VIP Kosova”, por lidhja vazhdoi edhe pas përfundimit të programit. Tashmë, çifti po përgatitet për një tjetër etapë të rëndësishme të jetës së tyre, këtë herë si prindër, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
