
Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Emin Duraku” në Prizren ka reaguar me dhimbje pas humbjes së jetës së 14-vjeçarit Omer Purova, në ngjarjen tragjike që ndodhi mbrëmjen e 27 gushtit në Prizren.
Përmes një reagimi, shkolla ka shprehur ngushëllime për familjen Purova, duke e kujtuar të riun si një nxënës që la pas kujtime të dhimbshme për bashkëmoshatarët dhe mësimdhënësit e tij.
“Ëndrrat e tij mbetën në gjysmë”, thuhet në reagimin e shkollës, e cila ka shprehur pikëllimin për humbjen e parakohshme të 14-vjeçarit.
Humbja e tij ka prekur rëndë komunitetin shkollor, ndërsa nxënësit dhe mësimdhënësit i janë bashkuar dhimbjes së familjes për këtë humbje të rëndë.
Shkolla “Emin Duraku” ka shprehur solidaritet me familjen Purova në këto momente të vështira, duke i përcjellë ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e të riut.
Ngjarja tragjike kishte ndodhur mbrëmjen e 27 gushtit në Prizren, ndërsa rasti ka tronditur opinionin dhe komunitetin lokal.
/GazetaSinjali/ do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
