LAJME / E Hënë 28 Shtator 2026, 01:01

Aksident me motor në Cërrik/ Humb jetën 21-vjeçari pas përplasjes me shtyllën, plagoset edhe pasagjeri 17-vjeç

Sipas informacionit paraprak të policisë, shtetasi O. M., 21 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, duke u përplasur me një shtyllë.

Për pasojë, ai ka humbur jetën në vendngjarje.

Në motomjet ndodhej edhe një 17-vjeçar, shtetasi D. C., i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas policisë, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e përplasjes.