SHOWBIZ / E Hënë 4 Maj 2026, 20:08

Nëna e Adionit deklarohet publikisht: "I kërkoj falje publike familjes së Mozës"

Gjatë një deklarate të dhënë së fundmi për televizionin “Vizion Plus”, Adelina Puka, nëna e Adionit, ka mbajtur një qëndrim rreth dinamikave të fundit dhe fjalorit të përdorur nga i biri kundrejt Mimoza Ahmetit në Ferma VIP.

Përmes këtij prononcimi, ajo i ka përcjellë një ndjesë zyrtare familjes së shkrimtares.

Duke theksuar mospajtimin e familjes me gjuhën e përdorur, ajo u shpreh: “Dua që në emër të familjes të kërkoj falje publike për mënyrën e sjelljes dhe mënyrën e shprehjes se si u sjell Adioni.

Nuk jemi ndjerë mirë për ato shprehje, është e pahijshme, por është akumuluar situata dhe në fund shpërtheu me një shprehje të pahijshme”.

Në fun shtoi: “Më vjen keq shumë dhe kisha desht me i kërku falje dhe familjes së Mozës.” do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE