LAJME / E Enjte 27 Gusht 2026, 09:09

Cmenduria nuk ndalet! Burri në Lungomare godet gruan e tij me sqepar në kokë (Emrat)

Një ngjarje dhune në familje është regjistruar në orët e para të ditës së sotme në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Sipas të dhënave paraprake të siguruara nga korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, një çift është konfliktuar, ndërsa bashkëshorti dyshohet se ka goditur bashkëshorten me një mjet prerës, tip sëpatë, në pjesën e ballit.

61 vjecarja është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën mjekësore. Sipas mjekëve, gjendja e saj është e stabilizuar dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dëmtimet janë raportuar si sipërfaqësore, kryesisht në pjesën e ballit.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar bashkëshortin dhe po merr deklarimet e tij, ndërsa po merret në pyetje edhe e dhunuara, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të konfliktit.

Detaje të reja janë mësuar mbi ngjarjen e ndodhur në Vlorë mzonên e Lungomares.

Mësohet se gruaja e dhunuar është 61-vjeçarja E.H.

Autori i ngjarjes është bashkëshorti i të moshuarës ndërsa 61-vjeçarja ka marrë plagë në kokë dhe ndodhet në gjendje tê rëndë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE